Aktualitet

Ja lista e zyrtarëve të drejtorive shtetërore që kanë dalë sot dhe kanë biseduar me Edi Ramën në një takim online

Partia Demokratike ka zbardhur listën e zyrtarëve të drejtorive shtetërore që kanë dalë sot dhe kanë biseduar me Edi Ramën në një takim online, pasi kryeministri nuk shkon dot në Kukës.

Sipas PD-së, takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Reagimi i plotë i PD-së:

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë.

Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij.

Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha                         – Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha                      – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina                       – Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu             – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça             – Mësuese

Afrim Hoda                         – OSHEE

Ledian Halilaj                     – Zyra Punës

Skënder Ahmeti                -DAR

Çlirim Spahiu                     – Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi                          -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota                         -Drejtor i IKMT-së

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?