Këshillitarë socialistë të Bashkisë Kukës i bashkohen PD.

Aktualitet

Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës Ylli Çitaku, i cili u zgjodh në këtë post nën siglën e partisë socialiste. Sot, i përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku rrëfen për In Tv se si e priti vendimin e kryeministrit Edi Rama.

“Jam Ylli Çitaku anëtarë i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar”, tha ai.

Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoj këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve.

Më tej ai shton: Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot.

Prej 3 ditësh ai qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa shfaq hapur se nga sot ai do të mbështesë Partinë demokratike.

“Tani do të angazhohem me Partinë Demokratike”, tha Çitaku.

Pranë drejtorisë së policisë së Tiranës vijon që prej së dielës protesta kundër ndalimit të protestuesve. Ndërsa pritet vendimi i masës së sigurisë për të ndaluarit nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet./INTV

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments