Nga Armand Maho/ Shpresa që vjen prej Kuksianëve!

0

Kukesi i dha nje mesazh jo te vogel harbuterise se qeverise. Rropatjet per ti quajtur barbare, apo se ate revolte e kryen “ elemente me te shkuar kriminale” nuk vlejne. Kuksianet dhe nje pjese r qutetareve te Kosoves u ngriten per nje te drejte te tyre. Po po, pikerisht ata qe diskrimimohen sistematikisht mga kjo pjesa e “ qyetetaruar”. Ajo pjesa qe pranon te perdhunohet sistematikisht, qe pranon talljet e qeverise, qe pranon rritjen e cmimit e dritave, rritjen e taksave dhe sben za. Ajo pjesa e qytetaruar qe pranon ti drogohen femijet, dhe serish duartrokret me pathos shtetin qe po ben kryeministri.

E pra shpresa dhe nje here erdhi nga veriu, nga Kukesi i Havzi Neles, nga Kosova e cila sju perul kurre as serbit. Kuksianet u ngriten qe te mbrojne buken e femijeve te tyre. Nga ajo rruge kalojne mallra, ju duhet te vijne ne spitale dhe cdo gje tjeter jetike. Eshte zona me e varfer ne vend e diskriminuat nga cdo pushtet. Rruga eshte shpresa e vetme qe kuksi te mbijetoje. Dhe kete shprese Rama tinezisht kerkoi tja vidhte.

Ata nuk jane barbare. Per mua ata qe reagojne ndaj pushtetit per nje padrejtesi jane elita e nje kombi. Ne rast se se nje pushtet vjedh e vjedh mga xhepat e qytetareve te tij atehere popullit i lind e drejta ti verr zjarrin. Ky eshte populli qe i duhet cdo kombi. Ky vend ska nevoje per nje popull qe duartroket citjane hajdutesh, por ka nevoje per ate popull qe i ndizet gjaku nga padrejtesia. Ka nevoje per ate popull i cili i tregon vendin cdo pushteti e cdo hajduti, qofte ky biznesmen me kollare apo pushtetar me atlete. Sot do doja te isha Kuksian, dhe kuksian do doja te ishte i gjithe ky komb. Ata njerez nuk u ngriten per asnje parti, nuk priten ti therriste kush.

Ata u ngriten per te mbrojtur te ardhmen e tyre, jeten e tyre nga nje pushtet hajdut dhe i pacipe. Ky eshte kombi qe na duhet. Kuksian sot duhet ge jete cdo biznes i vogel qe te henen kalon ne biznes te madh ne menyre arbitrare. Kuksian duhet te jete cdo vlonjat e sarandjot qe po kercenohet nga sekustroja e tokave ne bregdet. Kuksian duhet te jete cdo Tiranas qe po sheh si i percudnohet qyteti. Kuksian duhet te jete cdo korcar, pogradecar, gjirokastrit, tepelenas e Shkodran. Gjithsejcili qe po vuan thundren e hajduterise, ne emer te ge berit shtet. Kuksianet e bene te tyren, shembullin e dhane. Ju bashkuan atyre kombeve qe te vene flaken po i vodhe. Ky eshte mesazhi qe duhet ta lexoje gjighsekush.

Ka ardhur koha te themi! Je suis Kuksian!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of