Briken Calja: “Unë jam Briken Calja, nuk përfaqësoj askënd tjetër. VIDEO
Briken Calja u prit si hero në Cërrik ku u kthye si kampioni më i ri i Evropës në peshëngritje.
Shtangisti fitoi 3 medalje të arta duke u shpallur kamion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë. Bashkëqytetarëve dhe simpatizantëve ai iu tha se nuk do t’ua ngrijë festën duke i garantuar për pastërtinë nga dopingu, që ka njollosur peshëngritjen shqiptare.
Briken Calja: “Unë jam Briken Calja, nuk përfaqësoj askënd tjetër. Unë përfaqësoj Brikenin dhe për kontrollin e dopingut të jeni të sigurtë. Kam bërë dy teste përpara nisjes. E fundit ka qenë 10 ditë përpara kampionatit. Për këtë të jeni të sigurtë sepse unë jam i pastër.”
Me rezultatin e Bukureshtit Calaja fitoi një vend në historinë e peshëngritjes shqiptare. Tashmë ai është heroi i jo vetëm një zone të njohur për lidhjen e sportit të rëndë e të vështirë të peshëngritjes dhe për këtë u nderua me titullin ‘Nderi i qytetit’ nga kryetari i Bashkisë së Cërrikut.

/Ora News.tv/
