Aktualitet

Basha: I kërkoj Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj qytetarëve.

“Me taksën e qarkullimit dhe atë të vendosur në rrugën e Kombit, Edi Rama i grabit dy herë qytetarët. Edi Rama vendosi me dhunën e kartonëve në Kuvend, me dhunën e policisë, për të grabitur qytetarët për të mbushur xhepat e tij”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se ky është populli që Rama e përçmon, ky është populli që ai u tall në enjten në senacë plenare.

“Sot qytetarët vendosën ti thonë ndal Edi Ramës, i treguan Edi Ramës se një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë taksën. Kur përballet populli me një qeveri të korruptuar, fiton vetëm populli”, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?