Aktualitet

Edhe e motra i ka bërë Linda Ramës 100 milionë lekë dhuratë, pa treguar burimin e dhuratës fabuloze

Nga Sali Berisha.

Dy ditë më parë autoriteti i vettingut shkarkoi nga detyra gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo pasi ky autoritet konstatoi se:

Gjykatësi Lulo ka deklaruar se kishte marrë nga motra ndërtuese si dhuratë:

– Një zyre pune dhe

– 100 mijë euro

Përveç këtyre, gjykatësi Lulo kishte blerë një shtëpi në Kanada për 460 mijë euro, të cilat sipas autoritetit të vettingut ai nuk i justifikonte dot.

Gjykatësi Lulo ka të drejtën e apelimit.

Unë personalisht kam mbështetur dhe do mbështes pa asnjë ekuivok zbatimin rigoroz të ligjit nga çdo institucion i vendit dhe përballjen ligjore me pasojat e shkeljes së tij nga çdo qytetar dhe zyrtar i shtetit shqiptar.

Por shtoj me bindjen më të thellë se zbatimi i njëanshëm i ligjit, jo që nuk pajtohet kurrë me shtetin ligjor por është e kundërta e tij, është diktature dhe vetëm diktaturë!

E them ketë sepse ligji për kryegjykatësin, kryeprokurorin, kryeministrin Edi Rama dhe zonjën e tij është letër pa vlere!

Le t’u referohemi për ketë fakteve, deklaratave te pasurisë te vete Edi Rames dhe atyre te zonjës Linda Rama.

Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme

– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.

Ne vitin 2013, ai ndërton sarajet ne Surrel me gjatësi themelesh 58 m ndërkohe qe pallati ku banoj unë dhe 70 familje te tjera ka gjatësi themelesh prej 46 m.

Rama ne formularin e tij te pasurisë ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollarë m2 ndërkohe qe çmimi ne atë zone, sipas hipotekës, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollarë m2

Pra, kemi te bëjmë me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.

Po Rama, përveç sarajeve te Surrelit, ka ndërtuar ne fshehtësi te plote afër Kryegjyshatës

– studion dy katëshe me sipërfaqe rreth

– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirëse artistike metalesh dhe

– deri tani nuk ka deklaruar asgjë për paratë e blerjes se truallit, ndërtimit te studios dykatëshe, furrave speciale te qeramikës dhe shkrirjes artistike.

Por krahasimi i pasurive, jo vetëm te Rames por edhe te bashkëshortes se tij me ato te gjykatësit Lulo, është i frikshëm!

Kështu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:

a- një dhurate me motrën vet për 100 milionë leke, pa treguar burimin e dhuratës fabuloze

Ndërkohe qe motra e Gjykatësit Lulo është ndërtuese e mirënjohur ne Tirane dhe

b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnjë fjale për pallatin 5 katesh me sipërfaqe ndërtimi 960 m2, te ndërtuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.

Shkaku i fshehjes se pallatit pesëkatësh qëndron ne faktin se për ndërtimin e tij nuk tregon dot asnjë fature tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitorë! Pra pallati është dhurate paje për çiftin Rama.

c- Sipas deklaratës, zonja Rama është pronare ne katër apartamente banimi, ndërkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne një Fondacion jofitimprurës!

Pra, siç del nga këto fakte te pamohueshme, pasuritë e pajustifikuara te gjykatësit Lulo nuk janë as çereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjës se tij te nderuar Linda Rama.

Mirëpo ne Narkoshtetin e Shqipërisë, i pari ne emër te ligjit përzihet nga puna kurse te dytët, po ne emër te ligjit i thonë atij gjithë gëzim se nuk keni pare gjë akoma, kurse për vete shtojnë çdo jave pasuritë e tyre te paligjshme.

Me ketë rast ftoj qytetaret ne interesin e tyre me te mire te shtrojnë pyetjen; a nuk kemi te bëjmë këtu me një standard te dyfishte ne zbatimin e ligjit?

Ndokush mund te me thotë se Rama dhe zonja e tij nuk janë gjykatës dhe krahasimi me gjykatësin Lulo nuk qëndron.

E vërteta është se për te gjithë zyrtaret e tjerë, jo gjykatës dhe prokurore, ekziston për pasuritë e tyre një ligj organik qe i detyron ata te deklarojnë me përgjegjësi pranë ILDKP te gjitha te ardhurat, pasuritë e tyre dhe burimet me te cilat janë vene këto pasuri.

Po ky ligj ndëshkon rende, madje me rende sesa ai i vettingut, çdo zyrtar qe ka shkelur dispozitat e tij.

Kështu qe dallimi midis Lulos dhe çiftit te krye..krye…krye… nuk qëndron ne faktin se për çiftin ne fjale nuk ka ligj qe kontrollon pasuritë e tyre. Pra ligji ekziston. Mirëpo sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori për verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit përdori shumicën e tij parlamentare te përbëre nga vrasës, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne mënyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurinë e tij te paligjshme!

Duke përfunduar, theksoj dhe një here se standardet e dyfishta janë dyfytyrësi shtetërore dhe se zbatimi i njëanshëm i ligjit është tipar themelor i diktaturave, qofshin ato komuniste, fashiste, teokratike apo narkodiktatura!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?