Ky është Polici hero që vdiq gjatë pengmarrjes dje në Francë
Punonjësi i Xhandarmërisë franceze ndihmoi t’i jepej fund sulmit terrorist të një agresori të armatosur që kishte vrarë 3 persona të pafajshëm në një qytet jugor të Francës, përpara se të vritej nga policia.
Autori i identifikuar si 25-vjeçari Redouane Lakdim, u tha se ishe radikalizuar dhe gjatë pengmarrjes kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.
16 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në atë që Macron e përshkroi si një akt të “terrorizmit islamik”.
Ai kerkoi lirimin e Salah Abdeslamit, të mbijetuarit të vetëm e më të rëndësishëm të sulmeve të 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat humbën jetën 130 persona.
“Ai vdiq si një hero”. Kështu e kanë përshkruar vdekjen tragjike të oficerit të policisë franceze, nënkolonelit Arnaud Beltrame, 45 vjeç, mediat në Francë.
Polici humbi jetën dje në përplasjen me pengmarrësin e ISIS-it në një supermarket në Paris të Francës