Sqarim për opinionin publik:
Oborri Mbretëror Shqiptar ka ndërprerë çdo komunikim me lidershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL.
Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar.
Ju njoftojmë që ish – kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari.
Oborri Mbretëror Shqiptar.