Nga Alfred Qafa/ Kanë frikë të pastrojnë me borëpastruese qytetin se mos çohen pllakat

Aktualitet

Në Bashkinë Fushë-Arrëz si në gjithë qytetet e Shqipërisë është investuar projekti i “rilindjes urbane” (pedonale) një projekt për ata që udhëtojnë me makina me xhama të zinj, si Rama dhe ndalojnë në qendër qyteti dhe ju duket bukur, ku unë mund ta quaja pedonale verore, pasi në si Fushë-Arrëzi ku më shumë bën dimër se verë. Në një kohë që ka plot nevoja të tjera, pasi këto lekë mund të ishin investuar në infrastrukturën mirëmbajtëse të shkallëve të qyetit, në mure mbajtëse, kanale të ujrave të zeza, apo rrugë të brendshme.

Rezultati është ky pasi kane frikë të pastrojnë me borëpastruese qytetin se mos çohen pllakat, Bashkia i fton qytetarët që deri kur të dalë vera të veshin çizme, sinqerisht është një situatë shumë e keqe dhe kërkon nje zgjidhje, pasi shikohet dhe vetë nga imazhet si është gjendja. Personalisht po ndaloj në qendër të qytetit me imazhe dhe video, pasi në komunikim me disa miq dhe kolegë më thonë që nuk është ndërhyrë fare për hapje të rrugëve, dhe që nuk e kanë problem këtë punë. Nje sugjerim për ata që duan të bëjnë komente,por sidoqoftë nuk janë të ndaluar.

Ata që jetojnë fizikisht në Tiranë apo qytete të tjera dhe nuk u janë lagur fëmijët nga këmbët nga shiu duke shkuar në shkollë, nuk kanë psë të bëhen pjesë e lozheve. Ata që sot ishin në qytet e panë si ishte situata dhe janë të lirë të komentojne çte duan, e kam fjalën për qytetarët e thjeshtë, jo për servilët apo administratat,sepse këta nuk komentojnë as në të drejtën e tyre, nuk bëjnë dot pasi partia thotë: “janë punët mirë”. Një keqardhje për kolegët e mi që nuk i shoh as kund duke bërë evident ndonjë papërgjegjshmëri të bashkisë ku nuk janë të pakta. Alfred Qafa. Ish-kryetar bashkisë Fushë-Arrëz.

Alfred Qafa. Ish-kryetar bashkisë Fushë-Arrëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *