Xhafaj flet si hetues i Enverit në parlament: Keni ligësi gjenetike
Fatmir Xhafaj ka prezantuar sot në parlament ligjin për Vettingun në polici. Por pavarësisht se nga opozita është kërkuar me forcë spastrimi radhëve të uniformave blu nga elementë të implikuar deri në strukturat më të larta të saj, pas operacionit Rama-Tahiri për kanabisimin e vendit, ai sërish ka sulmuar duke folur me një gjuhë të denjë për profesionin e tij të parë atë të, hetuesit politik.
Xhafaj i ka quajtur kritikat dhe denoncimet e opozitës si “ligësi gjenetike”, duke shpalosur brumosjen e tij që nga koha e regjimit Hoxha; se lufta e klasave nuk mbaron kurrë. Dhe ajo vazhdon edhe sot nga pinjollët e regjimit të kaluar që janë në pushtet me shumicë.