Analize

Nga Albina Deda Gjoci/ Opozitarizmi i materializuar!

KAON

Qe ne fillim pa dashur te hyj ne fushen e filozofise po determinoj nje koncept te thjeshte:
Ne nje vend normal demokratik opozite do te thote fjale dhe alternative per te marre pushtetin,edhe kjo e modeluar besueshmerisht,por gjithsesi me fjale.
Po ne Shqiperi?!
Ka shume “demokrate”qe po ankohen me stilin “Basha”te opozitarizmit.”Deshirojne” nje opozitarizem agresiv ku ti “marrim gomat me ba opinga”.
Dhe çuditerisht keta qe predikojne kete opozitarizem jane skoriet me te zeza te rregjimit kleptokratik,analiste e politikane qe figurojne ne listat e ndyra te narkoshtetit si te paguar e parashutuar…!
Te tiilla apele ben nipi i Hysni Kapos apo ish agjente te deklaruar te Sigurimit te Shtetit.
Sot si ish studente e Dhjetorit e lindur ne gen antikomuniste,
si aktiviste e PD e ish deputete e saj dua te parashtroj qetesisht me argumente pa asnje note anesie se opozita Basha nese deshirojne ta quaj keshtu eshte opozita me heroike ne historine e re te kontinentit.
Them heroike se pavaresisht se kemi vegimin e rreme demokratik sot ne Shqiperi sundon me dhune Junta neofashiste me e ndyre dhe Narkoshteti me i rrezikshem i pakrahasueshem edhe me vendet si Somalia,Eritrea etj.
Droga,korrupsioni,riperterirja deri ne piramiden e shtetit e pushtetit e policise politike te Diktatures,nominimi qe nga Kryeministri,Kryetari i parlamentit e te ministrat e me rradhe e gjithe hierarkia shteterore jane po ato monstra biologjike te komunizmit e enverizmit.
Ne keto kushte kushdo ne vendin e Lulezim Bashes do kapitullonte dhe ne rastin me te mire do ishte nje fasade!
Nje situate e tille praktikisht do te ishte e paperballueshme per nje lider te kultivuar,modern e oksidental si Basha per te konkuruar.
Parate e droges thartuan jo vetem qeveritar e nderkombetar por dhe nje kaste te dobet qe mbaheshin dhe gezuan ofiqe si “opozitare”.
Por qetesia e profesionizmi i opozites ngriti kauza mbi krimin dhe detyroi kopene e ujqerve te skarconi nga stani i tyre shume kriminele.
Ne nje vend ku droga ishte politike shteterore nuk mund te imagjinohet sesi nje minister i brendeshem te shkoje para drejtesise vetem me denoncimet sistematike dhe argumentet opozitare.
Pa te kthehemi ne retrospektive e te shohim 709 drejtues institucionesh deri ne deputete e ministra te larguar ne 4 vite jo nga vullneti “Rama”por nga strategjia “Basha”.
Te gjithe jane ne radhe nga klani i çakejve per tu demontuar dhe ju siguroj se asnje nuk ka per te shpetuar.
E per ta rimarre argumentin qe solla si titull Opozita Basha nuk eshte vetem nje strategji e alternative e artikuluar por nje realitet i materializuar.
Sot asnje i korruptuar e i kriminalizuar ne kete vend nuk ka frike nga shteti e institucionet e tij por nga opozita.
Ndaj dhe po e mbyll me nje tjeter argument qe nuk do koment.
Kur nje zyrtar i Rames i denoncuar nga PD duhej te largohej merr nje mesazh nga Rama”O burre gjej ndonje mik nga Luli se u dogje…” 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?