Nga Marjon Gorica/ Mos i prekni artistët aty ku ju dhemb më shumë!

Analize Te tjera

I gjendur sot në një nga sallat e Akademisë së Arteve, mes artistësh të cilët jetën e tyre e kanë kaluar në skenë, e midis atyre që sapo e kanë filluar karrierën. Të demoralizuar, të lodhur, të vrarë shpirtërisht! Kështu ishte gjendja e cdo artisti teksa diskutonin për shtëpinë e tyre. Diskutonin për të mbajtur gjallë atë vend ku një pjesë e madhe kanë dhënë gjithcka kanë mundur vetëm e vetëm që ti rezistonte kohës, pavarësisht sulmit dhe situatave politike në të cilën është ndodhur vendi. Isha sot në atë takim si një gazetar, për të bërë detyrën time e cila shpesh herë rrënohet dhe humbet si pasojë e censurës që bëhet nga pronarët e medias, pushtet ky i cili nuk mundi ti rezistoj kurrë politikës.

I kapur dhe i uzurpuar gjithnjë prej saj. Por kjo nuk do të thotë që puna jonë të humbasi vlerat dhe dinjitetin e saj, në një kohë që sot më tepër se kurrë, artistët kanë nevojë për ne, për cdo qytetar dhe aktivist të këtij vendi. Të dhemb shpirtërisht kur sheh që ka nga ata persona që janë gati të sakrifikojnë punën, bukën e fëmijëve dhe familjeve të tyre, vetëm e vetëm për të mbajtur të lartësuar vlerën që ka teatri. E kush më mirë se ata e di këtë gjë. E kuptoni sa i dhemb artisëtve dicka e tillë? Të prishësh apo zhvendosësh teatrin, aty ku me gjakë dhe shpirt kanë bërë më të mirën e mundshme për të lartësuar sado pak kulturën e këtij vendi.

Janë të gatshëm ti bëjnë ballë dhe rezistencë cdo gjëje, që ajo skenë, ai vend mos të humbasi vlerat që i takojnë. A e kuptoni ? Nuk po mbrojnë pronën private, por po mbrojnë një pronë të përbashkët e cila dhe kësaj here është bërë preh e plotfuqishmërisë së pushtetit, për të cilën duhet ti garantojmë këtyre artistëve që do të kenë mbështetjen tonë. Artistët nuk mund ti drejtoj një politikan, nuk mund ti drejtojnë njerëz që kanë lidhje me politikën apo me interesa të ngushta shtetërore. Ata duhet të vetë menaxhohen. Fundja cfarë po bëjnë ata? Thjesht dhe vetëm po mbajnë gjallë një frymë artisitke, për të cilën kanë punuar në shi dhe diell, kanë punuar në ato skena ku ngrije së ftohti dhe në ato skena ku kanë munguar kushtet më minimale për pasjen e një ambjenti komod pune.

Këtë nuk na e thotë askush që ka konflikt interesi me artin, por po jua them unë si një gazetar, si një i ri që cdo ditë në konktakte me artistët. Teatri sot duhet ti rezistoj dorës së pushteti, duhet të qendroj aty ku vërtet meriton të jetë. Mos i vrisni shpirtërisht artistët, ti thuhet stop këtij ligji autoritar mbi artin, ku drejtorët artistik caktohen direkt nga kryeministri e ku bordin artistik e cakton ministri. Duke i kthyer kështu artistët në ushtarë të drejtuesve të favorizuar nga dora e pushtetit politik. Nëse shteti i interesojnë vërtet artistët, ti suportoj ata financiarisht për të përmbushur cdo projekt të tyre dhe realisht kjo është me pakta që duhet të bëj për ta. Janë edukatorët më të mirë të këtij populli. Ju lutem mos e prekni teatrin, mos i vrisni artistët!

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments