Hidhet në erë një pallatë në Fier/ 6 kg eksploziv rrëzojnë 5 kate. VIDEO

Aktualitet

Objekti 5-katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin 6 kilogramë lëndë plasëse. Janë marrë masat me thasë rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë. Shpërthimi u bë në orën 12:00.