Bashkia Dibër/ Përfaqësuesit e PDIU bëjnë për spital ata të PS

Aktualitet

Katër zyrtarë të Ps janë goditur me mjete të forta në kokë sot nga përfaqësues të PDIU-së në përplasjen e fortë që ndodhi mes palëve në bashki. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Muharrem Rama.

Rama, në një prononcim për mediat, tha se ndodhej në spital për të shoqëruar të lënduarit. “Janë dhunuar zyrat e bashkisë nga përfaqësues të PDIU-së, – tha kryebashkiaku i Dibrës. –  Janë 4 të lënduar. Unë jam në spitalin e Peshkopisë duke u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Kanë plagë në kokë se janë dëmtuar me mjete të forta. Ne do të ndjekim vetëm anën ligjore. Policia ka nisur veprimet hetimore.”