Nga Sokrat Turtulli: Të dashur të djathtë që nuk jetoni në Shqipëri.

Aktualitet Shkrime Te tjera

Jane disa emigrante “demokrate”, rezident ne vende te ndryshme te BE-se, Australise, SHBA-se apo ku di une ne cdo vend te botes qe, nuk rreshtin se sulmuar Lidershipin e PD-se dhe drejtues te tjere te strukturave te PD-se. E bejne kete me nje stil qe te vjen te qeshesh, por edhe te te ngrihen qimet perpjete. Ata keshillojne, japin urdhera, sulmojne, etiketojne, fyejne, shajne dhe per cudi te gjitha shigjetat i kane drejtuar drejt selise se madhe te PD-se.

Per ta Basha nuk ben, nuk eshte i duhuri, nuk di te bej opozite, nuk di te ngreje opoziten ne protesta, nuk eshte demokrat, eshte sorosian dhe jo vetem ai, por e gjithe kupola e PD-se. Pasi mbarojne se shari dhe fyeri, hidhen ndonjehere edhe nga krahu tjeter duke u marre me Gramoz Rucin dhe Ramen, Ballen apo Tahirin…
-Te dashur te djathte qe nuk jetoni ketu, qe nuk perjetoni situaten dhe situatat, qe i shikoni gjerat me sy NDERKOMBETARI dhe nuk dini te beni gje tjeter vec kritika dhe llum sharjesh. Nese per ju nuk ben ky Lidership, nese per ju shpresat jane me te paketa per ta pare te djathten ne pushtet, nese per ju, NE, qe jetojme ketu nuk dijme te bejme politike, nuk dijme te protestojme, nuk dijme te dallojme krizen nga mireqenia, nuk dime te dallojme te djathtin nga i majti, nuk dijme te bejme fushate, nuk dijme te shembim sistemin me dhune, nuk dijme te luftojme sorosin, nuk dijme te shfarosim komunistet, nuk dijme te ecim sipas “ideales” suaj, nuk dijme te ecim sipas syrit tuaj…atehere jeni te lutur:

-BRAKTISNI VENDET KU JETONI DHE EJANI KETU NE SHQIPERI, KETU KU BEHET JETA E POZITES DHE OPOZITES, KETU KU JU NUK SHIKONI NDRYSHIMIN. EJANI DHE BEJENI ME MIRE SE NE KETE PUNE QE AS JU MOS “MUNDOHENI” NE FCB SE ME JENI BERE NJE DOCKE NGA MERAKU PER PD-ne. EJANI DHE BENI ATE QE THONI SEPSE SINQERISHT DO HIQNIM DORE NE KETU DUKE JU LENE JU TE PAREVE DHE DUKE JU NDJEKUR HAP PAS HAPI PER TE MIREN E PD.

-E BENI DOT?!!!

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments