Sport

Nga Adriatik Riza Dosti/ Lamtumira e parakohëshme e Ilir Luarasit.

Edhe pse kam disa ore qe e kam mesuar lajmin e dhimbshem e trondites qe zemra jote paska pushuar se rrahuri…ende me kokfortesi nuk dua ta besoj dhe kam shume aresye per te mos ta besuar ..qe ti…..pikerisht ti, njeriu i mire , shoku e miku im i mrekullueshem prej gati kater dekadash njeri prej sportisteve legjende te vendit tim..e njeri prej me te mireve portiere te historise se futbollit shqiptar…Ilir Luarasi..nuk jeton me…

E si mund ta besoj miku im i mire Ilir..

Kishim kaq vite qe komunikonim rregullisht me njeri tjetrin edhe pse larg e shume larg Atdheut tone me te cilin na mbanin mberthyer qindra kujtime te pa perseriteshme shoqerore, qytetare e sidomos sportive…

Perpara tre ditesh me shkrove ne mesenxherin tim e me urove diten time te lindjes…naten e nderrimit te viteve i uruam njeri – tjetrit Gezuar Vitin e Ri..pak kohe me pare tek folem gjate se bashku me the qe te vazhdoj te shkruaj pa u lodhur per kohen e brezin tone te futbollit ..pasi sic kishe qejf ta quaje ti ate periudhe ..futboll Bio..ashtu edhe une vazhdoj ta etiketoj po te tille…

Eshte e pa mundur ta besoj…qe atje ne France ku kishe kaq vite qe jetoje ..tashme bashkeshortja jote Lida , femijet e familja jote do te mund te ambientohen dot kollaj me humbjen e mungesen tende…..

Per ne miqte, shoket e dashamiresit e tu te shumte ,,te siguroj se ndarja jote e parakoheshme prej nesh do te lere gjithmone nje zbrazetire te ftohte akullt qe nuk mund ta ngrohe dot tashme askush..

Ilir Luarasi i perket ne fillimet e tij sportive Shkendijes se fameshme te mesviteve 70..mbushur me talente te rralle te futbollit shqiptar…

Qe nga 1976 e deri me 1987…Luarasi do te mbronte i sigurte si askush tjeter porten e njeres prej skuadrave me te mira te historise se futboillit shqiptar ..Dinamos..madje te Dinamos me te mire nder vite pas asaj te 1950…

Luarasi qe mbeti i famshem nder te tjera edhe me shprehjen e tij -batute…”E Imja..”…do te fitonte me ate Dinamo te emrave te medhen j te futbollit shqiptar disa tituj kampione e kupa te Shqiperise si dhe do te ishte njeherazi edhe pjese e Ekipit Kombetar te Shqiperise.,..

Ilir Luarasi me cilesite e vetite e shkelqyera individuale qe zoteronte absolutisht qe ben pjese ne plejaden e portiereve me te mire te te gjitha koherave ne historine e futbollit tone ….

Ai do te mbetej njera nder pikat me te forta te asaj Dinamoje per vite me radhe e jo vetem ne aktivitetet futbollistike kombetare por edhe ne shume prej atyre ballkanike e ne pjesmarrjet ne Kupat Europiane…

Ikja jote ishte tmerresisht sa e papritur aq edhe e parakoheshme miku im i shtrenjte..sa e dhimbeshme aq edhe tronditese…per veten tende se pari ..sepse nuk kishe moshe ende per ti thene kesaj bote Lamtumire kaq shpejt…per familjen tende te dashur qe e kishe te shenjte ..e sigurisht edhe per ne miqte e tu te shumte qe te donim e na doje, qe te respektonim e na respektoje si pak kush tjeter…
Familja humbi njeriun e saj te shtrenjte e te pa zevendesueshem…ne mikun tone te rralle e te mrekullueshem…futbolli shqiptar njeren nga legjendat e figurat e tij shume te respektuara…

Lamtumire …i pa harruari Ilir Luarasi…
U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte Dheu i Atdheut tend …

Adriattik R.Dosti…

Fotografia e Adriatik Riza Dosti

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?