Sekretari partisë në sulm kundër Dukës

Me sa duket sekretari organizativ  dhe deputeti i PS, Bashkim Fino e ka marre seriozisht pozicionin e Presidentit te FSHF. Eshte hera e pare qe nje funksionar partie garon per kreun e futbollit dhe po hera e pare qe UEFA akoma nuk ka reaguar ne lidhje me kete garim. Kujtojme sulmet e meparshme te ish Ministrit te Kultures, Bujar Leskaj, kundra Dukës dhe reagimin e forte te UEFA-s qe i doli ne mbrojtje Dukes duke akuzuar politiken qe te rrije sa me larg futbollit.

Ja se çfare shkruan ne nje reagim te tijin sekretari organizativ i PS:

 

Mashtrimi që FSHF i bëri publikut për Shoqatat

Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”, prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithe falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

– Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

– Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

– Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

– Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

– Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!

SPRINT.AL