Barcelona shkatërron 3-0 Realin. Video
Ka përfunduar me rezultatin 0-3 takimi Real-Madrid-Barcelona, një ndeshje që i kishte të gjitha, gola, karton të kuq, penallti dhe mbi të gjitha emocion.
Takimi nisi vrullshëm për vendasit të cilët arritën që të shënonin që në minutën e dytë, por Cristiano Ronaldo ishte në pozicion jashtë loje.
Deri në minutën e 30 Barcelona ishte inekzistente pasi nuk kishte krijuar asnjë rast. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë ku arritën që të shënoni plot tri gola.
Në fillim shëoi Luis Suarez në minutën e 54, dhe vetëm 10 minuta me pas Messi realizoi nga penalltia.
Për të vulosur takimin 0-3 mendoi Alex Vidal i cili sapo ishte futur në lojë.
Kjo fitore thellon diferencën midis dy klubeve në 14 pikë, ku madrilenët kanë një ndeshje për të zhvilluar.
© SYRI.net