Fondacioni i oborrit Mbretëror “Mbretëresha Geraldinë”, shpërndan ndihma për fëmijët e Burrelit. FOTO

Aktualitet

Me rastin e festave të fund vitit fondacioni i oborrit Mbretëror “Mbretëresha Geraldinë” si çdo vit, bëri një aktivitet humanitar në Bruç Burrel.

Në shkollën e ketij fshati “26 Korriku” fëmijëve ju shpërndanë dhurata nga Naltesia e tij Prince Leka dhe Princes Elia. Më vonë Princ Leka II dhe Princes Elia, drejtues të fondacionit “Mbreteresha Geraldine” së bashku me fundacionin “Një fund javë ndryshe” dhanë ndima për shumë familje matiane në nevojë Falenderojmë popullin matian për mikpritjen e tyre madhështore.

Oborri Mbretëror Shqiptar Zyra e shtypit.