Mijëra simpatiznatë të opoztës kanë marrë rrugen për në Tirane ku do të mbahet protesta e radhës për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të prkohëshëm.
Dhjetëra mbështetës të opozitës janë nisur nga Vlora dhe disa qytete të tjera për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila do të nisë në orën 09:30 përpara Parlamentit.
Qytetarët e Vlorës të organizuar janë nisur me makina personale dhe me mjete të vëna në dispozicion nga opozita.
Edhe nga Shkodra e Lezha ka patur me dhjetra makina dhe autobusë të mbushur me përkrahëss të opoztës që janë nisur drejt Tiranës. Nga Fieri, Lushnja, Korça dhe nga të gjitha rrethet e Shqipërisë ka njoftime që janë nisur për të marrë pjesë në mitingun e opozites .
Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha tha se protesta do të zhvillohet brenda dhe jashtë parlamentit.
Protesës së PD, sot i bashkohet edhe LSI, që protestojnë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit.