Basha: PD, forca që ndryshoi Shqipërinë e jetën e shqiptarëve. Video

Aktualitet

Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë demokratët për 27 vjetorin e themelimit të PD-së. Me një urim në faqen e tij në Facebook, Basha shprehet se ‘PD ndryshoi jetën e Shqipërisë’.

Ja mesazhi i Bashës në Facebook:

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.