Vritet vëllai i ish deputetit socialist/ Ja emri
Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u gjet pajetë në automjetin e tij në lagjen Nënë Tereza në Lezhë, dy muaj më parë ishte emëruar në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër.
Aleksandër Ndoka u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.
Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës nga persona të paidentifikuar.
48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve.

Total 0 Votes
0
0
