Champions League, Eliminohet skuadra e famshme
Ndërsa italianët festojnë, spanjollët e Atletico Madrid janë skualifikuar duke e mbyllur fazën në grupe të Champions League, 4 pikë larg kryesuesve Roma dhe Chelsea, me të cilët barazoi 1-1 në “Stamford Bridge”.
Në të 56-ën Saul Niguez shënoi golin e avantazhit ndaj Chelsea, por ndërsa në “Olimpiko” po fitonte Roma, as fitorja nuk mund ta kualifikonte Atleticon.
Por nuk ishte e thënë që spanjollët ta mbyllnin me fitore ndeshjen e fundit të Champions League për këtë sezon, pasi në të 75-ën Stefan Savic shënoi aksidentalisht në portën e tij.
Total 0 Votes
0
0
