Nga Erl Kodra/ Mashkulli joshës, Edi Rama dhe femra Federica Mogherini

Analize Shkrime

Po ndodh diçka e ndyrë me shqiptarët nga Bashkimi Europian dhe specifikisht nga Federica Mogherini. Personalisht zonja Mogherini po i jep mbështetje pa kushte Edi Ramës, pavarësisht nga deshtimet spektakolare të Qeverisë Rilindase në të gjitha drejtimet. Një shtet i vënë totalisht në shërbim të Mafies Shqiptare dhe Ndërkombëtare, që e ktheu Shqipërinë në kultivuesin më të madh të hashashit në botë, si dhe në një pikë kryesore të trafikut të drogave të rënda si heroina dhe kokaina. Një Qeveri që ka vjedhur në mënyrën më të shëmtuar taksat e shqiptarëve me anë të PPP-ve, që rezulton të jetë shpikja më diabolike në gjithë shkencat ekonomike. Një Kryeministër që e kriminalizoi gjysmën e shoqërisë shqiptare, që i varfëroi përtej çdo perceptimi popullin shqiptarë, ndërkohë që mbi 350,000 qytetarë sot gjenden në vendet e Bashkimit Europian si azilkërkues. Pa përmendur këtu shbërjen e disa arritjeve demokratike, siç janë liria e mediave dhe shoqëria civile, të cilat janë kapur totalisht nga Kryeministri Edi Rama.

Federica Mogherini e di mirë se si funksionon Kushtetuta e Bashkimit Europian, ndaj gënjeshtrat e saj për Hapjen e Negociatave të Antarësimit duhet të na i kursejë. Ministria e Jashtme e Bashkimit Europian dhe personalisht zonja Mogherini ka çelsat e kashtës në dorë për Hapjen e Negociatave. Ky vendim është eskluzivitet i Komisionit të Jashtëm, posaçërisht i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian. Do të mjaftonte një votë kundër që Komisioni i Jashtëm të mos jetë në gjendje të marrë një vendim. Në rastin tonë, me siguri absolute janë më shumë se 10 vende të BE-së që nuk janë të gatëshme të hapin dritën jeshile për Shqipërinë; të paktën jo në këtë nivel korrupsioni, krimi dhe droge që ka mbërthyer vendin, minimalisht jo me Edi Ramën në krye të qeverisë.

Ndaj më e pakta që mund të bëj zonja Mogherini për shqiptarët do të ishte të mos gënjejë më tej një popull të mjerë. Edi Rama mund të jetë një burrë i pashëm dhe intrigues për zonjën Mogherini dhe ambasadoren Vlahutin, mund të duket tepër egzotik dhe i nxehtë për dëshirat e tyre femrore, por shqiptarëve i’u ka ardhur në majë të hundës me sharlatanizmin proverbial, me demagogjinë perfekte, krimin dhe mjerimin që ua solli në shtëpitë e tyre