SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Elida Murati/ Të gjithë i mbajmë sytë dhe shpresat nga qielli, presim që të na ndihmojë Zoti në çdo gjë.

Erdhi dhe muaji i fundit i këtij viti, ndërkohë që gjithsecili nga neve me veten e tij do bënte një rezyme të gjithë vitit, të shihnim sa kemi arritur objektivat tona. Por ky fillim muaji është ndryshe. Zgjohemi duke dëgjuar që dhjetra familje dhe shtëpi janë përmbytur, mundi dhe djersa e shumë njerzve iku doli jashtë përdorimi. Në vend që të mblidhemi të gjithë dhe sa të mundemi të ndihmojmë njerzit që kan nevojë ne zihemi me njëri tjetrin duke thënë e ka fajin ky e ka fajin ai.

Koha nuk është në dorën e askujt dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet por prapë se prapë shqiptari tregon që është gjithmonë egoist dhe sheh terezinë e vetë. Kur do arrijmë të bëhemi njerëz të ndërgjegjshëm dhe të vemë interesat e gjithsecilit përmbi interesat vetjake. Mos ndoshta është e largët dita kur neve të gjithë të ngrihemi e të mbrojmë atë çfarë na takon e të mundohemi që ti bëjmë ballë këtyre situatave.

Të gjithë i mbajmë sytë dhe shpresat nga qielli, presim që të na ndihmojë Zoti në çdo gjë. Mëse e vërtetë që duhet të kemi besim dhe shpresë tek Zoti por nëse dhe neve vetë nuk lëvizim dhe nuk bashkëpunojmë me njëri tjetrin atëherë natyra do të na mundë. Përveç varfërisë shumë familje këtë muaj do të përballen me këto përmbytje dhe do jenë në mëshirë të fatit sepse shtëpitë dhe bagëtia e tyre u mbytën, të mbjellat dhe tokat po ashtu. Shumica nga neve po mendon sesi do zbukurojmë bredhin edhe shtëpinë për festa, gjithashtu po mendojmë ku do kalojmë pushimet.

Po sikur secili nga neve të jepte një kontribut të vogël për këto familje do ishte një kënaqësi që kurrë sna i fal as leku dhe asgjë tjetër.Besoj se në këto ditë të vështira do arrijmë të bëhemi bashkë e të ndihmojmë sa të mundemi këta njerëz që sot kanë nevojë për neve, nuk do na kushtojë gjë nëse disa nga ato shpenzime që do të bënim për vete ti bënim në ndihmë të njerzve në nevojë. Dhe diçka shumë e vogël që do lumturonte ata fëmijë që sonte kanë fjetur jashtë do ishte dhurata më e bukur për secilin nga neve. Zoti qoftë me neve për të na dhënë forcë që të bëhemi bashkë në ditë të vështira.

Por më shumë se kurrë Zoti qoftë me ata që janë përmbytur. Ishalla ky vit ju ka sjell vetëm të mira dhe sa më pak probleme të gjithëve neve veçanërishte dhe atyre që sot janë në situatë të vështirë, dhe me shpresën që vitin tjetër mos të përsëritet më kjo histori për asnjë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?