Vlorë, rrezikohet ura e Mifolit

Aktualitet

Gazetari i ABC News në Vlorë Elton Nika, i ndodhur në zonën e Novoselës në Vlorë ka raportuar nga vendngjarja për situatën.

Ai ndodhet pranë urës së Mifolit, aty ku lumi ka dalë nga shtrati.

“Ndodhemi në fshatin Novoselë pranë urës së Mifolit aty ku lumi Vjosë tashmë ka dalë nga shtrati pikërisht në këtë pjesë ku jemi pranë tregut të gjësë së gjallë, ndërkohë që në vend kanë mbërritur edhe 100 forca të ushtrisë, por edhe i gjithë shtabi i emergjencës. Aktualisht janë evakuuar 3 familjet e para, ndërkohë që situata vijon të mbetet nën monitorim, ndërsa nga Shtabi i Emergjencës konfirmojnë që situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim për shkak të prurjeve të vijueshme të lumit Vjosë teksa aktualisht është mbi 5.8 metër mbi nivelin e detit, që do të thotë që është situatë kritike. Pritet që në vijim të ketë evakuime të tjera të banorëve të cilët janë në afërsi të shtratit të lumit Vjosë”,  thotë gazetari i ABC News.

Ndërkohë, vërshimet e lumit Bistricë po i afrohen banesave në fshatin Metoq.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments