Aktualitet

Nga Albina Deda Gjoci/ Policia e Edi Ramës në kërkim. Kriminelët ‘punojnë’ lirshëm në terren.

Ngihemi perdite te shokuar nga kronikat e zeza. Vrasje,grabitje e vjedhje ne ç’do cep te vendit diten me diell. Po shteti e policia qe “duam” ku eshte? Po ku mund te jene ministrat e kreu i tyre.Aty ku kullosin ujqer e çakej. Ndersa e gjithe kupola e policise sot eshte ne kerkim me flet-arreste te leshuar nga disa prokurore qe i perballojne pastertise se drejtesise.

E ndersa pleqte e turturuar per vdekje ndodhen ne morg,udhetaret e Shkodres te grabitur e dhunuar,nje zonje e shkrete e therur ne Karpen,gjeli i antishtetit e ndjellesi i fatkeqesise e kriminalitetit Edvin Rama pozon me regji mjerane ekraneve duke trumbetuar suksese si dikur Diktatori qe vendin me te vobekte ne glob e proklamonte si keshtjelle te lumturise njerezore.

E dhimbshme deri ne skajet qe nuk duron situata e vendit tim. As Tahirat e degraduar as vartesit e tij te arrestuar nuk e shendoshin situaten vec ne krijofshin nje klime vizionare vetmashtrimi. Sepse nuk ka targen e Tahirit krimi i vetrtete.E them me bindje. O njerez krimi e korrupsioni,baterdia e psiko-shteti ka nje emer te perveçem. Ai eshte morfologji e sintakse e krimit.

Edi Rama, asnjehere si sot aspak politikisht, por shqiptarisht therras me ze fjalet e arta te Gjergj Fishtes si kushtrim ndaj tmerrit e pushtimit prej krimit:”Mblidhi toskë e mblidhi gegë..mblidhi tok si kokrrat ne shege”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?