Basha/ Nuk do lejojmë që Prokurorin e Përgjithshëm ta emërojë Rama

Aktualitet

Lulzim Basha, ka deklaruar prerë sot se nuk do të lejojë dhe as do të pranojë një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur nga Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha: “Qëndrimet tona kanë qënë dhe janë të qarta: Prokurorin e përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër kundër prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit, nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm. As deputetët e PS, që e mbrojtën duke i  mbajtur imunitetin.

Një Prokuror i Përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve për Tahirin, Dakon, kupolën kriminale ndaj ne nuk do ta lejojmë dhe as do ta pranojmë kurrë këtë. Aq më tepër se kjo bie kundër me Kushtetutën dhe i bie që edhe vetë Tahiri ta votojë, – theksoi kryetari i PD, duke vënë në dukje absurdin. – Pra, një Prokuror që zgjidhet me votën e tij dhe që ky Prokuror pritet ta nxjerrë para drejtësisë, Tahirin!”