Tepelenë/ Tre persona me armë sulmojnë shtëpinë e Elton Çiços

Aktualitet

Burime nga policia bëjnë me dije se 3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para më shumë se 1 viti. Më saktësisht ai u qëllua me disa plumba në 1 maj 2016, pranë ish-stadiumit ‘Dinamo’.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burimet thanë se janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë natës, ndërsa personat duket se nuk kanë mundur të futen në banesë.

Shtëpia e Çiços ndodhet në Tepelenë, ku ka dhe prindërit e tij.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Elton Çiços sulmohet. Kohë më parë disa persona kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë dhunuar prindërit.