Rama vazhdon shakatë/ Të fortët nuk do ti gëzojnë lekët që fitojnë nga krimi
Gjatë një takimi në Akademinë e Rendit, Rama është shprehur se, kush ka përfituar nga aktivitetet kriminale nuk do ti gëzojë paratë.
Rama duket se ka harruar se ka më shumë se 4 vite që është kryeministër dhe deri më sot nuk ka ndodhur asnjë gjë nga ato që vetë ai ka thënë gjatë kësaj kohe.
Edhe Rama bëri të njëjtin paralajmërim për njerëzit e përfshirë në krime që kanë përfituar nga lidhjet me shtetin, duke u thënë se operacioni ‘Forca e Ligjit’ do ti godasë ata. Por se kur dhe çfarë do të bëjë ky operacion asgjë nuk dihet.
“Vijimi i goditjeve ndaj grupeve kriminale vijon prioritet i policisë. Forca e ligjit është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta.
Më e rëndësishme është shënjestrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton”, u shpreh Rama.
Ai theksoi gjithashtu se pastrimi i policisë së shtetit nga punonjësit e korruptuar do vijojë me vendosmëri.
“Vettingu që do fillojë të zbatohet në Policinë e Shtetit nga muaji janar, do japë rezultate të qenësishme, sikurse kam besim që brezat që do të dalin duke filluar nga Akademia e vit pas viti, do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe tranfuzioni gjaku në policinë e shtetit”, theksoi Rama.