Bashkia e Kamzës nis pastrimin e kolektorit të Valiasit

Aktualitet

Bashkia e Kamzës ka nisur pastrimin e kolektorit të Valiasit 1.2 kilometra i gjatë, ndërsa do të ndërhyhet edhe në kolektorët e tjerë.

Për ti bërë parapri shirave të shumtë dhe përmbytjeve që ndodhin në këtë zonë, bashkia ka pastruar, thelluar dhe sistemuar kolektorët.

“Është punuar në një distancë prej 1.2 km gjatësi dhe me parametrat e ndërtimit fillestar të kolektorit për të përcjellë drejt lumit të Tiranës në territorin e Valiasit të gjitha mbledhjet e ujërave sipërfaqësore dhe ato nëntokësore drejt destinacionit të fundit. Puna e filluar do të vazhdojë deri në arritjen e pastrimit përfundimtar dhe do të ketë një vëmendje të vazhdueshme për të ruajtur të njëjtin standard të punimeve me fazën e parë”.

Kryebashkiaku Mziu gjatë inspektimit të punimeve vuri theksin se pastrimi i kolektorëve është planifikuara në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?