Eleminimi i Italisë, Buffon shpërthen në lot. FOTO
Gianluiggi Buffon, nuk i ka përmbajtur lotët në përfundim të ndeshjes me Suedinë që dha verdiktin shumë të keq për ‘auxurrët’ të cilët do të duhet t’a ndjekin Botërorin nga televizori pas eliminimit. 39-vjeçari në intervistën për mediat italiane i pyetur për atë që ndodhi në këtë takim nuk i ka përmbajtur lotët por ka shpërthyer menjëherë në të qarë.
Nëse kualifikohej Buffon do të bëhej i pari futbollist që do të luante në 6 Botëror, por me eliminimin ky rekord do të mbesë vetëm në ëndërr për të.
Total 0 Votes
0
0