SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Donald Trump deklaron se ka ‘marrëdhënie të shkëlqyer’ me homologun e tij filipinas Rodrigo Duterte

Donald Trump ka deklaruar se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me homologun e tij filipinas Rodrigo Duterte, pas një takimi të parashikuar në Manila.

Nuk ishte e qartë nëse zoti Trump ngriti pyetje për shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

Administrata e mëparshme amerikane kishte folur kundër luftës së zotit Duterte me drogën, e cila ka vrarë pothuajse 4.000 persona.

Presidenti amerikan është pothuajse në fund të një turneu të gjerë Azi.

Takimi i parë midis Trump dhe Duterte, i cili u zhvillua në samitin e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (Asean), u vëzhgua nga afër pasi të dy janë të njohur për retorikat e drejtpërdrejta.

Pas takimit privat, presidenti amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai kishte ngritur çështjen e të drejtave të njeriut, ndërsa një zëdhënës i Duterte tha se tema nuk ishte diskutuar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders më vonë tha se tema u përmend shkurtimisht në takimin e tyre privat, në kontekstin e luftës kundër drogës, por nuk dha detaje të mëtejshme./SYRI.net/ 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?