Nga Armand Maho/ Çfarë paralajmeron tjetër, Basir Collaku?!

Analize

Me Basir Çollaku, jam njohur ne fillimin e viteve 2000. Sapo kisha filluar gazetarine, ndersa Basiri ishte redaktori i kronikes se zeze ne nje nga gezatat e kohes . Ne ate kohe qendronte ne balle te luftes qe media i kish hapur ish shefit te policise se Elbasanit, Edmond Koseni. Ne fakt te pakte ishin gazetaret qe merreshin me kee histori. Ne Elbasan rriheshin thuajse perdite njerez me faj e pa faj nga ish shefi, madje deliri kish arritur deri aty sa Koseni ne apelin e mengjesit nuk pertonte te te godiste dhe vartesit e tij. Hynte neper qeli me te denuarit duke i perdorur si thes boksi, nderkohe flitej jo pak per trafiqet qe drejtonte ne ate zone. Por duhet te jemi koshiente.

Ne publik ishin te pakta akuzat, pasi frika ishte e madhe dhe ne ndonje rast qe ndonje gazetar rrekej e shkruajte lunder tij ose nuk e vinte emrin ne shkrim ose shkruante me pseudonim. Bandat e veshura me uniformen e policin se kishin per gje te te masakronin dhe ne mes te Tiranes. Mbaj mend se po e shihja te shkruante basirin ne lidhje me nje sasi kokaine te sekuestruar qe ishte asgjesuar ne lumin shkumbin, nga ku basiri hidhte dyshime se ajo kishte qen thjeshte niseshte, ose miell gruri! Me tej denoncoheshin dhe rastet e dhunes.

E pyeta nese kete shkrim do e bente me pseudonim, dhe mu pergjigj” po ja shikoje” dhe ne balle te tij vuri emrin Basir Collaku! Me tej mu dha rasti te punoja drejt per drejt me te, kur krejt rastesisht hasa nje nga viktimat e Kosenit ne Spitalin Ushtarak. Dhuna kish qene aq e eger sa personi ne fjale kish humbur nje nga veshkat dhe aftesine seksuale. Ja them kete dhe ai na dergon me urgjence dy gazetare mua dhe Anila Hoxhaj per te marre deshmine. Te nesermen gazeta do hapejme titullin “ Flet viktima: Koseni me trodhi”. Pas nje jave shefi i komisariatit u shkarkua.

Mu kujtua ky episod teksa pashe statusin e Basirit qe do nxjerre nje deshmi tjeter nga nje ish funksionar per implikimin e qeverise ne trafikun e droges. Dhe une e besoj. Eshte nje gazetar qe ja prish gjumin cdo qeverie. Ja ka prishur Nanos, Berishes, dhe tashme dhe Rames. Nuk eshte gazetar me te cilin mund te besh kollaj kompromis, dhe kete e ka paguar me nje kosto mjaft te larte. Prej me shume se kater vjetesh ai eshte pa pune, dhe me nje rroge i duhet te ushqeje dy femije te mitur. Ama se kam pare kurre te ankohet dhe aq me pak te dorezohet!

Pikerisht ne diten kur Rama e kish me merak te shpallte, me pompozitet se do filloje te beje punen e tij, kur tamburet e mediave pro qeveritare flasin po flasin per “ nje ere te re ne zbatimin e ligjit” Basiri lajmeron nje tjeter deshmi qe seshte cudi te shkaktoje nje termet akoma me te forte se ceshtja Tahiri. Ashtu punon ai, pa burime anonime qe me shume ngaterrojne pune, por me emer e mbiemer, me ze dhe figure! Per ata qe se mbajne mend, po ua kujtoj se ishe pikerisht ky gazetar qe ne kulmin e delirit te Tahirit dhe Rames, kur deklarohej se ishin asgjesuar 99.98% e droges ne Shqiperi, nxorri deshmine e Zaganit, gje qe u vertetua pike per pike ne pergjimet e antimafias Italiane.

Dje ishte deshmia e shefit te antidroges se Fierit, nje polic hero i cili i vetem shpetoi nga kthetrat e nje maniaku seksual nje vajze 9 vjecare, por u shkakua nje vit me vone pasi mori pjese ne ndalimin e audit te Tahirit me Habilajt brenda. Jane deri me tani 4 oficere policie se bashku me zaganin qe jane shkarkuar per kete ceshtje. Sot ai, Basiri, ka lajmeruar nje “ peshk te madh” te shohim, por ne rast se Basiri thote keshtu une skam asnje arsye qe mos e besoj!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?