Mbërrijnë dy agjentët e parë të FBI-së në Tiranë/
Kanë mbërritur në Tiranë dy agjentët e FBI-së dhe prezantimin e parë e kanë bërë ditën e sotme.
Ata kanë qenë të pranishëm në një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ajo e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Takimi në Ministrinë e Brendshme është bërë për të prezantuar detaje nga operacioni i koduar ‘Forca e Ligjit’. Bëhet fjalë për një përmbledhje të aksioneve të bëra muajt e fundit.

Total 0 Votes
0
0
