SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Kujtohet dhe Vlahutin/ Institucionet shqiptare të paafta për të luftuar krimin

 

Në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”, Vlahutin tha se partnerët ndërkombëtarë nuk mund të bëjnë punën e autoriteteve shqiptarë, por thjesht do ndihmojnë.

Qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuara të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për të pasuruar ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit apo ndokujt tjetër.

Këta njerëz që shesin Atdheun për shtëpinë janë pak, ata nuk kanë pikë turpi, nuk kanë pikë morali dhe nuk kanë repsekt për këtë vend që i dha jetën. Shumica e madhe e shqiptarëve sot me të njëjtën qartësi si para tre dekadash ka të njëjtin objektiv: Ta jetojnë jetën e tyre me dinjitet ashtu sic bëjnë të gjithë ne Europë.

 Ne sëbashku kemi kaluar tre vite impenjative për ta bërë të mundur që reforma në drejtësi ti hapë rrugë institucioneve të reja që do të njëohin  vetëm ligjin. Ligji që është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë të paprekshëm, të mos ketë njerëz që blejnë drejtësinë apo që e shfrytëzojnë atë me anë të një telefonate.

Tani ju duhet të lëvizni me po kaq vendosmëri ne betejën tjetër të ardhshme  tuaj që është lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë. Nuk do tja dijë për jetën e njerëzve, për kufijtë, për bashkësitë ku ne jetojmë. Por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë dhe e prekshme nga institucionet e zbatimit të ligjit dhe këtu është dallimi, diferenca. Aftësia e institucioneve që ta luftojnë krimin, ta marrin situatën në dorë dhe të ndëshkojnë.

Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me individë të tillë. Shqipëtarët janë njerëz që punojnë dhe e dinë çfarë është sakrifica. Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar.  Shqipëria ka shumë burime dhe mund të zhvillohet shumë shpejt, por përkundrazi krimi sjell një kosto të madhe në shoqëri dhe ekonomi.

Unë dua të besoj që ky operacion “Forca e Ligjit” do të jetë një hap vendimtar drejt një shteti që do të jetë më i fortë se çfarëdolloj krimi.

Ne nga komuniteti ndërkombëtar, nuk jemi policia, nuk jemi prokurorë dhe gjyqtarë, ne nuk mund ta bëjmë punën për ju. Por ne jemi aleatët tuaj, jemi partnerët tuaj në këtë luftë dhe ne do të bëjmë çdo gjë që ju ta bënni punën sic duhet. Ne do tju ndihmojmë, do tju monitorojmë, do të punojmë me ju duke bërë cdo gjë që duhet për të pasur sukses. Jo se ne i dimë gjërat më mirë se ju, por ne e dimë që kjo betejë është sfiduese dhe për këtë ju keni nevojë për ndihmë. Ju keni nevojë të tregoni rezultate konkrete, të prekshmë dhe të pakthyeshme“- u shpreh ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?