Vëllai i Kryeministrit Rama, drejtor i përgjithshëm i ‘Partizanit’
Drejtori i “VIP Sport”, Fation Shehu, duke folur gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH ka bërë të ditur se ndryshimet në ambientet e klubit Partizani. “Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.
Nga informacionet që kam, Partizani ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Ky emërim ka qenë një vendim i presidentit të klubit, Gaz Demi”, tha Shehu.
Pas emisoonit në TVSH, redaksia e “KJ” u mundua të kontaktojë me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama, për të saktësuar lajmin e dhënë, por telefoni i tij vazhdon të jetë i fikur.