Basha/ Qeveria e rënë ‘de facto’. Narkoshteti i ulur këmbëkryq

Aktualitet

Lulzim Basha, ka deklaruar sot se do të vazhdojë betejën për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me drogën, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së.

“Qeveria e rënë “de facto”, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një Kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, brenda vendit dhe jashtë vendit.  Çdokush e tregon me gisht si njeriun që ideoi e zbatoi projektin e Shqipërisë “hambar droge”.

Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016, Edi Rama bërtet “Fitore”. Në fakt nuk është as Edi Rama, as Policia e korruptuar e Haki Çakos për këtë rënie prodhimi, por çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin sesa çajin e malit, sepse mijëra tonë presin të trafikohen drejt Evropës. Jemi në kushtet e një narkorepulbike që nuk ka asnjë legjitimet. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe këtë nuik mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat e tij, planet sekret. Zgjidhaj e vetme për vendin jo thjesht për Ramësn është largimi nj orë më parë i këtij njeriu.

Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e Edi ramës dhe qeverisë së tij.

Largimin e Edi Ramës dhe të shembë lidhjet e krimit me politikën. Kemi një strategji që po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave. Kjo javë që ka nxjerrë në pah dhe një aspektet e kësaj qeveri të shëmtuar sic ëhstë transporti i parave kesh dhe do të kemi një përballje totale të opozitës në seancën plenare.”

© SYRI.net

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments