SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Aurel Plasari: As Enver Hoxha s’e ka thënë ‘nuk do iki nga pushteti’

Akademiku Aurel Plasari ka komentuar arrestimin e një biznesmeni në Elbasan të cilit iu gjetën 800 mijë euro dhe 2 patenta për mjete lundruese në emër të ish ministrit Saimir Tahiri. Plasari tha se kjo çështje është më e thellë dhe nuk do të mbyllet.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, Plasari, deklaroi:

“Ky lajm është një lloj sensacioni për gazetarët. Është një gur mozaiku për një çështje të rëndë që nuk do të mbyllet. Ndoshta Prokuroria nuk e ka vënë në dijeni pasi një prej këtyre elementeve e bën këtë çështje të pambyllur. Kur të konstatoni se nuk u mbyll dhe do vijojë me problematika. Shkon më tej kjo çështje dhe nuk është vetëm çështje përtej drogës. Nesër pasnesër mund të dalin elemente të tjera. Kjo çështje është një gur në mozaik. Kjo çështje është jashtë vettingut shqiptar”, tha Plasari.

“Një njeri që thotë se iki kur dua unë, po te ishte ne SHBA do e thërriste komisioni i kontrolit dhe do i thoshte cfare mjetesh keni përvec votave që u largoheni nga pushteti vetëm kur doni ju? Kjo është një situatë ku votime reale nuk ka dhe populli nuk pyetet dhe gjithcka është artificë. Enver Hoxha se ka thënë këtë kurrë, qe nuk iki nga pushteti, në Shqipëri e kanë thënë disa”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?