SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

PD dhe LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve

Dy partitë opozitare, PD-ja dhe LSI-ja braktisën sot punimet e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, të  mbledhur për prezantimin e Projektbuxhetit të vitit 2018.

Deputeti, Edmon Spaho tha : PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës e kësaj qeveri të lidhur me krimin. “Qeveria ka rënë, është e lidhur me drogën.”

Kurse deputeti Genc Pollo i tha kreut të Grupit të PS-së, Taulant Ballës se “po bojkotojmë krimin.”

Nga ana tjetër deputeti socialist Balla deklaroi se ju po bojkotoni Buxhetin dhe se për këtë do t’ju gjykojnë shqiptarët.” Ai ka urdhëruar vazhdimin e mbledhjes, prezantimin e projektit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj  me deputetët e PS-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?