SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Jep dorëheqjen Drejtori i SHISH, VISHO AJAZI LIKA

Syri.net mëson se sapo dhënë dorëheqjen Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Dorëheqja e Visho Ajazit Likës ka ardhur kur në vend ka shpërthyer skandali i përgjimeve, që lidhin Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama me trafikun e drogës nëpërmjet grupit kriminal të Habilajve.

CILI ESHTE VISHO AJAZI LIKA

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive. Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMET

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS     1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE                                 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS                                                 MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT                                                     GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË                 DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR                                                                                             MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC)                                                                            DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD                                                                             KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR                                                SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME                                               MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS                                             SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS                                                               SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË                                          SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?