Fevziu/ Kam parë foton e një ministri tjetër me Habilajt

Aktualitet

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, tha se pret një stinë të nxehtë në politikë ku pritet të dalin dosje dhe fakte korruptive nga të dyja anët e politikës. I ftuar në Forumet e UET, nën moderimin e dr. Belina Budini, shefe e Departamentit të Komunikimit në UET, tregoi detaje nga një takim me zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese nga vendet e BE­së, të cilat kanë ndarë informacione hetimi për kriminelë shqiptarë që respektohen në Shqipëri nga punonjës policie. Fevziu tha se ka parë foto të një ministri të qeverisë Rama me anëtarë të familjes Habilaj, por edhe ka dëgjuar përgjime të familjarit të një ministri. Sipas tij, nuk dihet nëse do të bëhen publike apo jo.

Nuk kam folur për një video të një kryebashkiaku, por kam folur për një foto të një kryebashkiaku, foto të një ministri të qeverisë me pjesëtarë të familjes Habilaj, foto të cilën e kam parë vetë, por nuk kam pasur mundësi ta publikoj sepse personat që e kanë në dispozicion nuk kanë vendosur akoma ta publikojnë. Por nuk mund të them për përgjegjësinë e ministrit në fjalë, sepse duhet parë në çfarë rrethanash kanë qenë. Fotoja është bërë në grup, një drekë apo darkë elektorale, në një restorant të Vlorës. Kjo edhe mund të publikohet, siç mund të publikohen përgjimet e një të afërmi të një ministri që janë parë dhe dëgjuar nga një numër i madh gazetarësh. Ka një të vërtetë që fotoja e ministrit është marrë nga filmime nga kamerat e sigurisë së restorantit.” – tha Fevziu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?