Berisha: Dita më e turpshme në historinë e parlamentit

Aktualitet

Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë seancës së Kuvendit se: siç e shihni, një bandë që ka trafikur me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 1 ton drogë, ka nënshtruar totalisht dhe shndërruar në narkomazhorancë, Edi Ramën dhe deputetët e PS-së. Nuk ka në historinë e këtij parlamenti ditë më të turpshme. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti,” theksoi Berisha.

Para se të dilte, ai bëri një ndërhyrje nga vendi duke zbuluar emrin e personit që dekonspiroi dëshmitaren e Prokurorisë kundër Saimir Tahirit dhe grupit të Habilajve.

Berisha deklaroi se:

“Për të informuar Kuvendin dhe shqiptarët se njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë, oficeren e Policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili, pasi mori foton e dokumentave, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhëtuan duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror. Sepse ka lidhje me çështjen.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *