Nga Avokat Ndre Molla/ Çështja Tahiri dhe ligji si moral.
Sigurisht se ceshtje te tilla jane te ngarkuara me politike e prej saj marrin nje hallakatje, tymnaje e zhurme qe qojne domosdoshmerisht ne interpretmin e ligjit nga palet politike sipas deshires. Saimir Tahiri, sipas meje, duhej qe te vihej plotesisht ne duart e drejtesise, ashtu siq veprohet per cilindo ndaj te cilit ka te dhena te bazuara ne prova se ka kryer nje krim. Fakti se subjekt eshte Saimir Tahiri mua me ben te germoj ne cdo skute te ligjit, jo vetem per te dhene mendim ta paanshem, por mundesisht, edhe te dukem si i tille. Kjo e fundit eshte fort e veshtire per tu besuar, me te drejte nga miq qe i perkasin bindjeve mbeshtetese te qeverise. Jurisprudenca eshte shkence dhe madje futet ne kategorine e shkencave ekzakte, thene ndryshe eshte matematike e shprehur me fjale.
Kjo nenkupton se ka vetem nje te drejte. Por sigurisht disa intepretime, siq problema e matematikes ka me shume se nje zgjidhje por nje perfundim. Une ndoqa me vemendje vendimin e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, qe sigurisht ka marre nje vendim i ndikuar nga situata e krijuar, nga ndikimi i madh qe ka ne opinionin publik qendrimi i saj ne kete moment kyq per kthimin e besimit se, me ne fund drejtesia do te lihet e lire te bej punen e saj. Shto ketu edhe pretendimin e saj per nje reforme ne drejtesi, e proklamuar me te madhe. Sipas vendimit te ketij grupi, japin pelqimin per hetim e per kontroll banese, japin pelqimin edhe per masa sigurimi qe parashikohen ne nenet 233, 234, 235, 236 te Kodit Procedurs Penale (per ata qe nuk jane te kesaj fushe, do te thote: Neni 233 “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Neni 234 “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, Neni 235 “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, Neni 236 “Garancia pasurore”).
Nderkohe qe kundershtojne mundesine e “arrestit ne shtepi” apo “arrestit ne burg”, duke i cilesuar keto masa si kerkesa ekstreme, madje me ndikime politike e profesionalisht te pamotivuara te Prokurorise per Krimet e Renda. Duhet thene se, nese ka patur hallka qe kane funksionuar me mire se cdo pjese tjeter e drejtesise, e pranuar edhe nga institucionet nderkombetare kane qene Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Gjykata e Krimeve te Renda qe prej krijimit te tyre. Po kure vendosen masat e sigurimit personal ndaj nje personi? Cdo mase, nga me e lehta deri tek me e renda vendosen vetem ne rastet e parashkuara ne nenin 228 e 229 te Kodit Procedures Penale ku jane percaktuar kushtet dhe kriteret per vendosjen e tyre. Kushtet jane keto: Neni 228 i K. Pr. Penale.
1.Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova.
2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.
3. Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. Ndersa kriteret sipas nenit 229 te K. Pr. Penale jane: 1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal. 3. Kur i pandehuri është i mitur gjykata mban parasysh kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete. Pra, siq shihet, ligji ka parcaktuar kushtet dhe kriteret per caktimin e masave te sigurimit, pavarsisht se per cilen mase behet fjale. Aplikimi i cdo mase sigurimi te parashikuar nga nenet 233,234,235,236,237,238 kerkojne kushte e kritere te tilla.
I solla keto nene per te kuptuar lehtesisht cdonjeri se Mazhoranca ka gabuar rende ne menyren se si e ka trajtuar ceshtjen e mosdhenjes se lejes per arrestim te z. Tahiri duke pretenduar se nuk ka prova, jane muhabete kriminelesh etj etj dhe sefundmi, ka artikuluar se kemi te bejme me prokurori politike. Do te ishte me burrnor qendrimi ne anen e deputetit duke e mbrojtur thjeshte nga arrestimi pavarsisht nga provat. Por kembengulja e tyre se arrestin nuk e lejojme se nuk ka prova eshte lakuriqesi argumentesh. Siq e thame me lart, asnje mase nuk mund te aplikohet ndaj nje shtetasi nese ndaj tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova. Kjo eshte aksiome juridike. Po nese nuk ka prova per “arrest ne burg”, si paska prova per “garanci pasurore”? Si paska prova per “detyrimin per te qendruar apo mos qendruar ne nje vend te caktuar”? Keto qendrime jane kontradita te plota dhe nje force politike qe udheheq vendin nuk mund ti lejohen qendrime te tilla qesharake.
Per “arrestin ne burg”, si mase ekstreme ligji ka parashikuar “Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit në burg” 1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. 2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë në gji, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm. 3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim. 4. Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale. Cdokush e din se arrestimi nuk mund te kryhej nga prokuroria, sepse ne rastin konkret nuk kemi qene ne kushtet e flagrances. Kjo do te thote se ne cdo rrethane, me lejen e parlamentit, kerkesen per “arrest ne burg” do ta shqyrtonte dhe do ta vendoste vetem gjykata, brenda kritereve te veqanta te parashikuara ne nenin 230 te K. Pr. Penale. E nese mazhoranca do te ishte e bindur ne mungesen e provave atehere nuk kishte pse te ngarkonte situaten politike ne vend me nje vendim absurd, te paligjshem dhe amoral.
Ku shkuan deklarimet dhe premtimet se do bejme drejtesi, do luftojme krimin, do luftojme korrupsionin dhe kurrkush nuk do kete imunitet para ligjit dhe drejtesise? Po si qenka me e rendesishme per mazhorancen partia se ligji, drejtesia dhe Shqiperia? Nga partia e perjashtojne, kurse drejtesise nuk ja dorezojne. A eshte semundje e vjeter “Partia mbi te gjitha”, apo shqip, nuk jua mban ta fusin ne burg Saimir Tahirin? Kjo sjellje i ka dhene shkak jo vetem opozites, por gjithe opinionit publik te mendojne se Saimir Tahiri nuk dorzohet drejtesise vetem per shkak se ka kanos perfaqesues te rendesishem te mazhorances me dekonspirim te veprimtarise se kanabizimit dhe kriminalizimit te vendit. Arsye ligjore nuk ka, se vete mazhoranca ne vendimin e saj ka pranuar se ka prova ( megjithse nuk eshte ne kompetencen e parlamentit vlersimi i provave) perderisa ka lejuar qe ndaj deputetit te lejohen vendosje e masave te tjera te sigurimit personal, te cilat e thame se vendosen vetem kur ka dyshime te arsyeshme te bazuar ne prova.
Ne keto rrethana, une mendoj se me qendrime te tilla mazhoranca po destabilizon vendin, po ndikon ne ekstremizimin e politikes, e druaj se perfituesit kryesore do jene perseri miqte e Tahirit trafikantet e droges dhe krimi i organizuar, te cilet, ne kushtet e nje destabiliteti politik do te perfitonin akoma me shume. Kam gjithe te drejten te dyshoj se me afrimin e vettingut, me kete veprim, me e friksuara prej nje drejtesie te paster dhe te pavarur eshte mazhoranca dhe drejtuesit e saj. Gjithashtu me kete qendrim po i ben sherbimin e radhes krimit. Kjo do te perforcoje pretendimet e opozites se mazhoranca, me vettingun kerkon te kapi drejtesine. Nderkohe qe Opozita, ne kete situate nuk ka rruge tjeter veq daljes ne balle te protestave per te bere te mundur kthimin e funksionimit te ligjit dhe te pushtetit te votes se lire ne vend, POR PA KTHIM…sepse shansin po ja jep vete mazhoranca me kete vendim arrogant, antiligj, amoral. NM 23.10.2017