Aktualitet

Rama: Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë arrestimin e Saimir Tahirit

Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, bëri të ditur se PS nuk do të lejojë arrestimin e ish-minsitrit, “me 4 fletë bakalli nga prokuroria”. Duke e marrë në mbrojtjen punën e ish-ministrit të Brendshëm, Rama foli edhe për njohjen me Tahirin, duke thënë se i dha mbështetje të plotë si ministër dhe nuk i ndërhyri asnjëherë.

”Ishte vullnetar në zgjedhjet e 2003, u paraqit me një email. E nisi rrugën e karrierës si koordinator, që ndërtoi vetë nga hiçi. Pastaj u bë zëdhënës i partisë, mbi një dërrasë të zezë, ku shkruante faktet korruptuese. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh dhe ministër i brendshëm, i dhashë gjithë mbështetjen dhe besimin tim”,-tha Rama.

Rama tregoi edhe se gjatë periudhës që Tahiri ka qenë Ministër, ai nuk i ka ndërhyrë. ”Por siç tregoi koha, në detyrën shumë të vështirë, atij iu deshën më shumë se gjithë tjerët. Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë”-vijoi Rama.

Më tej ai shtoi se gjatë 4 viteve nuk ka folur me asnjë drejtor policie. ”Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përveç rasteve shumë të rralla në prani të ministrit. As për ankesa, as për ndërhyrje të policisë, kur deputetët viheshin në pozitë nga ankesat e njërit apo tjetrit. Kush është këtu mund ta kujtojë se që në mbledhjen e parë pas formimit të qeverisë së parë, ju kam thënë në tre drejtime do t’i ndalojmë ndërhyrjet politike: policët, mësuesit, diplomatët. Prandaj mos iu bini telefonave të ministrave, e kanë të ndaluar nga unë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?