Gjergj Marku: Arkiv, dokumenti origjinal i lëshuar nga Mehmet Shehu. Foto
MIRDITE, Koha e Kryqezimeve Paranojake pa gjyq !….
(Të ekzekutuarit e 17 gushtit 1949)
Mbrëmjen e 17 gushtit janë kryer dy lloj ekzekutimesh. Katër prej tyre me varje dhe 10 me ekzekutim me plumb.
Të varurit:
1. Preng Ded Kola, Orosh.
2. Pjetër D. Vila, Kaçinar.
3. Dodë Mark Biba, Tene.
4. Pjetër Paloka, Kaçinar.
Të pushkatuar:
1. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen.
2. Llesh Gjon Melyshi, Malaj.
3. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh.
4. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar.
5. Bardhok Dodë Gjini, Prosek.
6. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë.
7. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
8. Ndoc Gjet Cupi, Blinisht.
9. Preng Shkurt Nikolli, Orosh.
10. Frrok Mata, Kaçinar.
U burgosën afro 500 burra, u internuan rreth 500 familje nëpër kampet e përqendrimit: në Lushnjë, në Tepelenë; disa prej tyre nuk u kthyen nga burgimi e internimet dhe nuk u dihet varri. Ekzekutimet u kryen para popullit të mbledhur forcërisht.
Para 2000 vetave u pa skena makabre e vrasjes të lidhur me zinxhirë dhe varja me litar me betimin e Mehmet Shehut, se nuk ngopej pa vrarë 101 veta”.
Vrasjet dhe genocidi komunist në atë kohë me vrasjen dhe varrosjen për së gjalli “Të katërmbëdhjetëve” dhe nuk pati si qëllim hakmarrjen apo ndëshkimin ligjor të autorëve, por fakti që u vranë dhjetëra burra patriotë dhe me emër në krahinë e më gjerë, por që s’kishin lidhje me këtë vrasje, tregonte urrejtjen e shfrenuar të brigadave dhe Njësive Speciale të Ndjekjes, kundër krahinës që kishte jetuar prej shekujsh në liri.
Nga: GJERGJ MARKU
PRESS INDEPENDENT