Nga Erl Kodra/ Të merret në mbrojtje Saimir Tahiri nga CIA dhe Departamenti i Shtetit
Saimir Tahiri është padyshim njeriu kyç në lidhjet Mafie-Politikë. I ri dhe energjik, por edhe naiv dhe i gatshëm për të sakrifikuar për shefin e tij politik dhe jo vetëm politik, tashmë ai është një thesar i paçmuar për drejtësinë hipotetike, që ka shanse të imponohet nga partnerët ndërkombëtar.
Nuk ka më asnjë pikë dyshimi se ai ka të dhëna, prova dhe informacione të dorës së parë, për kapjen totale të shtetit shqiptar nga Mafia Shqiptare dhe Ndërkombëtare.
Në këto kushte, shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Shqipërisë dhe të ardhmes europiane të saj nga partnerët real të vendit tonë, veçanarisht nga SHBA-të, është marrja në mbrotje e Saimir Tahirit.
Atij duhet t’i orfrohen kushte specifike të mbrojtjes, për atë dhë familjarët e tij, në Shqipëri ose jasht saj, përfshirë edhe imunitetin për mosdënimin e tij, në këmbim të dorëzimit të provave për Organizatën Shtetërore Kriminale të drejtuar nga Edi Rama.