‘Ç’ti them Tetorit’/ Poezi nga Shpresa Ymeraj

Poezi

POEZIA IME

Edhe pa mi puthur buzet
Edhe pa me prekur ngrohte
Edhe pa me perqafuar
Edhe pa me mbajtur fort
Edhe te me lesh menjane
Si le lulen ne nje kend
Edhe po te shkosh pa kthim
Une vrapoj drejt kurthit tend.

Fotografia e Shpresa Ymeraj

DY FJALE

Dy fjale
Palosur si shamize te bardhe
Mi vendose
Ne xhepin permbi zemer
vetem ti di te shtrosh
qetesi absolute
si kjo
Zhurma precipiton
Berthama ime aty mblidhet
Bulezon rreth e per-ane
nje Lemsh mallengjimi
ne xhep permbi zemer.
s’kam asnje mendim
asnje deshire
asnje fjale te ndaj
Cdo gje
Me terheq fije
Nga shamiza jote.

 

Ç’TI THEM TETORIT

C’ti them Tetorit
Nese e do nje vendeshe qe diten e pare
Le ta kerkoje atje ku isoja mbahet me mire
Une bakushen e majte e kam te vetme
Po te doja te me merrte leje sa here zgjerohet
Do ti kisha ngritur nje dige
Qe te ndrinte gjithe viti.

Cti them tetorit
si ndermjetes
Shumengjyresh vjen
por dasma do edhe nuse
Cti ze bese
Ai nxehet po aq shpejt sa ftohet me mua
Prandaj
Une brenda vjeshtes doren nuk e hodha
Ta nxjerr menjane
E ai nxin me ca re te ngarkuara
Spo e le rendin biologjik rehat
Gjethet paskan frike te vyshken
E ca te njome sythe çelkan per meshire te ngrices se pare
Ska faj tetori
E kam une fajin
Nentorin dhe Janarin, majin edhe marsin
I kam lene pa stine,
Prandaj i lakmon.
Nuk kam cti bej zemres une
qe pret te vyshket gjethi
E do ta shohe tek vershellen
ne goje te qiellit
Si gjuhe te kuq-e-rrem-te.

Fotografia e Shpresa Ymeraj

ME DUAJ NE VJESHTE

Pasi ta kesh lepire edhe gishtin e vogel
Sepse shume te shijoi
Taragoni ne buzen time
Edhe bisqe te atheta sapo te kesh thithur
Prej gushes dhe supeve te mi
Ti I marrë pas te embles
Mos pusho
Te xixellosh syte
E te thuash
mmmmm
Fillo te ma keputesh
lekuren e pjekur nga dielli
Si gjeth te kuq qe mezi pret te bjere
Mposhte padurimin per te lene gjurmet e para e te fundit
Neper lekuren time te re.

Kalo pertej ofshamave te mishit
Stinet nderrojne kaq papritur
Kaq papritur
Dhe kur dita e fundit e gushtit
eshte ketu
Na gjen si surprize
Mos prit dimrin
ai me tkurr
As pranveren time
Ajo mbulon me rrobe lulesh e sythash qe me perpijne
Vetem Vera
me pjek e me djeg-gati
per te veshur
Kostumin me te cilin linda.
Mundohu te me njohesh ne vjeshte.

Fotografia e Shpresa Ymeraj

DJE ISHTE…

Udhetoj pas ne kohe deri ne femijeri
jam e bekuar
e di
Disa njerez nuk kane asnje pike referimi
Prej ku lumturia mbaroi!
Ajo eshte e hapur holle
Si gjalpe i paket
Permbi feten e fatit
Disa pore nuk I ze
Merkur te renda kembet sduan te me degjojne,
ngujuar ne vetmi
I ftohti i kujtimeve pothuaj ngrin
Edhe fryma me kursehet per momente pa
Ajer
Kur udhetoj permbi vende bosh
Duke transportuar lotin
Ne zemer te tokes
Pa te
behem burim
Dal permbi
rrjedh rreke
Hidrogjen dy pjese, oksigjen nje
ekzistenciale si dashuri
Ku njera pa tjetren rron
Si padurim pa dihatje
Si femije pa prind
Dy fjale i hedh brenda ne te
Fshire si kripa prej faqes time
“S’te harroj”
Jam bere nje me dhe
likuiduar lemoj gureza dhimbjeje
Lemo e bre, lemo e bre
edhe pak jam atje
Po mberrij dhe e pasmja po fiket
pa “edhe”
Dje ishte
sot seshte dje.

S’E

Pervec nje fjalekryqi
nuk ishim
Ditet tona I kujtoj
Si nje barre dru ne shpine
here dogja ndonje
here thyeva, bluajta,
e ja hodha tokes hirin.
Ti e pertype
por poshte
nuk munde ta kalosh
ate qe mbrujte.
Une mbeta tek S-ja
si ne nje gjendje mohimi
s’te therras dot
Artikulimin e emrit tend
maja e gjuhes e pret
si thike ne mes
Nje zot e di
nese e more haken
per shpirtin qe shite
tundohem te te gremis tutje diku
ne nje pirg kusaresh te naivitetit
por ti je me shume se aq
prandaj une nje e nga nje
ditet po ti djeg!
Nenepisha ne Kuz
ku u ulem perbri
noton ne nje zbrazeti te kufizuar
Deri ne kufi te saj rrjedh poezia
vershon mbrapsht
E me gelltit si dallge
Edhe nenepisha tretet
ne stomakun bosh te mallit
Ndersa une arrij e I mbledh
mijera shpime gjelperash
Te qendisura
Neper puthjen e pare
Kam arritur
e leshohem qiellit
per nje pulqer oksigjen.

Fotografia e Shpresa Ymeraj

The Big Bang theory

E vetmja evidence ne te cilen mbahet
Teoria e me te madhit shperthim
Eshte nje sere galaksish qe vazhdojne te largohen
Sikunder dashuria ne mergim!

ERË

Nxito ere te luash me mua
Cdo trill e ka nje shprese
Ler floket e mi
Te ngaterrohen me misterin tend.
Nxito ere
Cdo pershperitje e jotja
nuk eshte e rreme
As peshperitje me ze te larte
Nuk ka.
Nxito erê
Te me trazosh
E te shuhesh larg.

Fotografia e Shpresa Ymeraj

PA TITULL

Shtrihet
nje gji I hapur
si dorë
Dy dete
Ushqyer me lot
Mahnitshem natyra ndjell si preditor
Qindra thonj nuk e çjerrin dot
Masken e saj
Nje gji ne mesdhe me damare të prerë
Ngjyren e fytyres humbet
Ne humnere ritmikisht
Hidhen zogj rebele
Poshte
Si mesazhe ne det
Grua mjere ti
Nënë nje qiell qe gulçon
si kraharor i shtypur
Kanarina kendon nënë zë
Ky gji i ftohte egersisht i pashem
E fton te mos rrijë më
kenge apo vaj

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?