SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Basha ka përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SHISH për operacionin e djeshëm në Vlorë. Video

Gjatë një dalje para selisë së PD-se, Basha ka përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SHISH për operacionin e suksesshëm në Vlorë, ku u kapën 4.5 ton kanabis sativa.

Ja fjala e Lulzim Bashës:

Përgëzim për prokurorinë e Krimeve të Rënda e SHISH, si dhe partnerët e huaj, që bënë të mundur kapjen e një sasie rekord droge në Vlorë, në pronësi të klanit Rama-Tahiri-Habilaj.

Pas arrestimit të Moisi Habilajt, prokuroria dhe institucionet e tjera duhet të vendosin pas hekurave anëtarët e këtij klani.

Vendosja para përgjegjësisë e kokave të këtij klani që është Saimir Tahiri.

Dënoj përpjekjet e Haki Çakos dhe të kupolës së korruptuar të Policisë së Shtetit, duke tentuar që të minimizojnë jehonën e këtij operacioni të suksesshëm, pikërisht sepse nuk ishte njoftuar policia.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?