Armand Maho/ Tahiri duhet të sqarojë pozitën e tij!

Analize Te tjera

Le te besojme per nje moment se eshe ashtu sic thote ministri i brendshem qe permendja e emrit te tij ne bisedat e trafikanteve ishin “ pallavra kriminelesh”! Kam gjithe predispozicionin te besoj ate pjesen vulgare brenda se majtes qe jane hedhur ne zjarr per ta mbrojtur. Dikush per luften ndaj lali Erit ( rasti i Spiropalit) e dikush tjeter se i ka dhene goxha suport duke ja mbrojtur ushtaret e narkotrafikut qe ti perdorte me pas per fushate! Ta zeme se eshte pikerisht ashtu sic thote dhe ndonje ish kryetar i sherbimeve qe i ka sjelle jo pak zarar ketij vendi se dosja nuk eshte bindese… ne fakt ka dicka te vertete ne keto deklarata. Ato akuza ne rast se nuk provohen ska asgje penale per ish ministrin! Mund te jene deklarime qe jane bere nje moment te caktuar mes dy personave per 101 mije arsye, per te cilat Tahiri mund te mos kete asnje faj…

Por ka nje situate e cila e rendon jo pak ish ministrin e brendshem. Rama ja la “ kopilin” ne dere me deklaraten e tij, duke harruar qe eshte ai shefi i qeverise. Nga ana e tij Tahiri ka detyrimin te shpjegoje katrahuren e 2015-2016- es ku me shume se 20% e siperfaqes se vendit u mbush me droge. Nuk mbeti gryke e skerke e ketij vendi pa u pushtuar nga bima e paligjshme e cila siguronte fitime jo te pakta per narkotrafikantet. Kulmi i kesaj katrahure do ishte viti 2016, pra viti para zgjedhor. Policia ishte thuajse inekzistente nderkohe qe flitej per nje lufte imagjinare. Hashashashi mbillej ne cdo cep dhe konsumohej ne cdo cep. Trafikantet vriteshin ne mes te bllokut teksa ishin ne shoqerine e eksponenteve te larte te policise. Propaganda qeveritare e mbeshtetur fuqishem nga Edi Rama fliste per asgjesim te 99% te fushave te hashashit, nderkohe qe ne faqet e rrjeteve sociale postoheshin fusha dhe hektare te tjere te mbjella, duke prodhuar dy realitete te ndryshme… te vetmet arrestime ishin ato te ndonje te vetepunesuari me ndonje gram ne rruget e Tiranes, nderkohe qe tonelalatat vazhdonin te kapeshin ne brigjet italiane. Nga nje bisede me nje ish eksponent policie kam mesuar dicka interesane. Statistikat boterore tregojne se ne duart e policise te huaj apo vendase nuk bie me shume se 5-7 % te prodhimit te pergjithshem te droges, cka tregon se Evropa kishte gjetur ne zemer te saj furnizuesin kryesor te marijuanes…

Tahiri ne krye te Ministrise se Brendshme zevendesoi te gjithe kupolen drejtuese. Natyrisht jo pa bekimin e Rames. Nje institucion delikat si ministria e brendshme smund te rrije jashte vemendjes se kryeministrit. Sa kane qene propozime te Rames dhe sa te Tahirit sdi te them, por ajo qe dua te them eshte se shqiptaret qe prisnin te behej shteti, ne mase filluan punet ne parcelat e hashashit. I vetmi qe u godit ishte Lazarati qe me shume se lufte kunder droges ishte lufte politike dhe nxjerrja jashe tregut e tij, per shume arsye. Tregu tashme duhej te kalonte ne te tjera duar dhe nje fshat qe ne 95% te tij voton kunder rilindjes smund ta kete kete privilegj.

Ish Ministri sot ndodhet ne nje nga momentet me te veshtira te jetes se tij! Edhe me te veshtira se te kohes kur sillej verdalle me benzin 240 pa kokerr leku ne xhep dhe fikte ndonje trefletsh andej kendej, si pjese e marrezise se moshes. Ai e di fort mire se Rama per te mbajtur pushtetin e tij se ka per gje te te shkele me kembe. Mark Frroku psh prej disa vitesh ndodhet ne qeli. Shembuj te tjere ka plot. Kokedhima, Peza, qe megjithese nuk paten fatin e Frrokut serish u flaken pa te keq sapo imazhi i tyre publik ra ndesh me interesat e pushtetit te tij. Rasti Tahiri e rrezikon shume me shume. Por a mund te fajesohet ushtari per urdhrat e eprorit?! Tahiri u be minister i fuqishem se ashtu deshi Rama, por edhe sepse zbatonte verberisht urdhrat e tij. Ne nje Shqiperi ku 80% e popullsise mendon te largohet, ku u burgosen njerez per energjine, ku nuk u rriten rrogat e pensionet, ku varferia u shtua pushteti rrezikohej seriozisht. Zgjidhja e vetme ishte krijimi i nje parajse false, me ane te kanabizimit e cila mund te kishte pasoja te renda me vone, sic edhe po ndodh, ( ska dite mos degjojme per vrasje dhe atentate) por per momentin te mban ne pushtet.

Eksperimenti i Dibres ne tetorin e 2016 rezultoi i suksesshem. Ne nje nga zonat me te varfra por edhe tejet patriarkale i zgjedhuri i Rames kapet ne nje skandal seksual. Parata e droges bene qe te dyfishohej rezultati ne nje gare te pamundur per nje te zgjedhur tjeter te tij!Atehere, pse kjo mos ndodhte ne tere vendin! Dhe ne kete pike gishti kurrsesi smund te drejtohet vetem tek Tahiri. Ai punoi per pushtetin personal te Rames, dhe po sakrifikohet per te. Ka ardhur koha qe te sqaroje pozicionin e tij! “pallavrat e krimineleve” sic i quajti ai treguan vetem gishtin, por tani eshte gishti qe duhet te tregoje koken!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?